Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka diskutuar sot në një tryezë të organizuar nga IKD, lidhur me zbatimin e Strategjisë për Sundimin e Ligjit, e cila ka prodhuar një numër të theksuar të rezultateve drejt zbatimit të reformës në sistemin e drejtësisë.
Sipas njoftimit, krahas Strategjisë është finalizuar edhe Rregullorja për organizimin e brendshëm të Ministrisë, e cila parasheh ri-organizimin e departamenteve, krijimin e njësive të reja dhe çështje të tjera, qëllimi i së cilës është forcimi dhe ngritja e kapaciteteve të hartimit, monitorimin dhe analizimit të politikave dhe ligjeve, përcjell Arbresh.info.
Haxhiu bëri të ditur se është forcuar edhe bashkëpunimi me odat e profesioneve të lira, duke ndërmarrë aktivitete të përbashkëta në promovim, shërbime, mbikëqyrje, si dhe në digjitalizim të proceseve të licensimit, e po ashtu edhe agjencitë ekzekutive si Shërbimi Korrektues dhe Shërbimi sprovës kanë zbatuar aktivitete nga Strategjia në drejtim të kornizës ligjore të rishkruar.
“Raporti i fundit 6 mujor të cilin e kemi miratuar në Komitetin Drejtues gjatë muajit Shtator, tregon zbatim të lartë nga institucionet dhe veçanërisht nga Ministria e Drejtësisë, rreth 86% të aktiviteteve të zbatuara plotësisht dhe pjesërisht.”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera në njoftimin e MD-së thuhet se rezultatet e tilla në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsion, kanë filluar të evidentohen edhe nga raporte dhe indekse ndërkombëtare kredibile.
“Sipas indeksit vjetor për sundimin e ligjit “World Justice Project”, Kosova renditet ndër top vendet me përparimin më të madh për vitin 2022. Në mesin e 140 vendeve të ndryshme të botës, Republika e Kosovës renditet në vendin e 2-të në rajon dhe në vendin e 57-të në Botë” tha ministrja Haxhiu.
Edhe sipas Transparency International, Kosova ka shënuar progres të theksuar në luftën kundër korrupsionit, duke përparuar për 20 vende në dy vitet e fundit.
“Përderisa në vitin 2020 Republika e Kosovës renditej e 104-ta në mesin e 180 vendeve të përfshira në vlerësim, në vitin 2022 Republika e Kosovës renditet në vendin e 84, duke përparuar dukshëm në krahasim me vitet e kaluara.”, bën të ditur minitsria.
Ndër të tjera, Haxhiu ka ritheksuar se Ministria e Drejtësisë është duke punuar edhe në ngritje të efikasitetit gjyqësor bashkë me KGJK e KPK, ashtu që edhe monitorimi sipas standardeve të CEPEJ në të ardhmen të reflektoj rezultate më të kënaqshme, se sa ato që i kemi tash.
Ministrja e Drejtësisë ka trajtuar edhe shqetësimin lidhur me reformat të cilat “po pengohen nga opozita dhe vonohen në Gjykatën Kushtetuese, pavarësisht që këto ligje po validohen nga autoriteti më i respektueshëm në këtë aspekt, në kontinentin tonë – Komisioni i Venecias.”
Në fund, Ministrja ka vlerësuar lart Monitorimin nga publiku dhe organizatat e shoqërisë civile, duke i inkurajuar që të shfrytëzohet platforma për konsultime me publikun dhe të ofrohen komente mbi politikat dhe ligjet në Kosovë./Arbresh.info
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...