Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe ministrat, Artane Rizvanolli dhe Xhelal Sveçla, kanë takuar Delegatët e Grupit Punues për Ballkanin Perëndimor (COWEB), përfaqësues të vendeve të Bashkimit Evropian.
Në këtë takim, ministrja Haxhiu prezantoi dhe foli për arritjet dhe sfidat e Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit ku si reformë kryesore në sistemin e drejtësisë, përmendi Vetingun, zbatimin e Deklaratës së Përbashkët të Zotimeve mes institucioneve të drejtësisë dhe kompletimin e reformës së Këshillit Prokurorial të Kosovës që mundëson zvogëlimin e “koorporatizimit” dhe rritjen e “pluralizmit brenda Këshillit.
Haxhiu foli edhe për nismat e ndërmarra në luftimin e korrupsionit duke theksuar këtu kompletimin e pakos ligjor Kundër Korrupsionit, miratimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë, Rregulloren për Sinjalizim, nisma këto që sipas saj do të kenë ndikimin direkt ose indirekt në ndëshkimin e personave që keqpërdorin detyrën dhe në përgjithësi korrupsionit.
Madje, ministrja Haxhi tregoi se në kuadër të këtyre nismave, Ministria e Drejtësisë së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme janë duke punuar në themelimin dhe funksionalizimin e Task-forcës kundër-korrupsion për hetimin dhe ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Me përfaqësuesit e vendeve të BE-së, gjithashtu u diskutua për progresin e arritur në fushën civile, në adresimin e të drejtave të njeriut dhe dhunës në familje si dhe përmirësimin e shërbimeve sociale dhe familjare mes tjerash.
Në fund, ministrja Haxhiu tha se do të vazhdojë punën tutje për përmbyllje të reformës në drejtësi sepse sipas saj qëllim është që qytetarët të kenë besim në institucionet e pavarura të drejtësisë dhe që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur e profesional./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...