Minsitrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në Konferencën për zbatimin e Konventës së Stambollit.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se Kosova e ka pranuar këtë traktat të rëndësishëm ndërkombëtar në vitin 2020 dhe që nga atëherë, Haxhiu thotë se është bërë përparim të rëndësishëm në miratimin e politikave strategjike dhe lehtësuese që synojnë të luftojnë dhunën ndaj grave dhe vajzave, shkruan Arbresh.info.
“Në këtë konferencë përmenda veprimet që kemi ndërmarrë si Ministri e Drejtësisë në raport me adresimin e dhunës në familje dhe për rolin e Kuvendit në zbatimin e Konventës.”, shkruan Haxhiu.
Tujte ajo theksoi se përgjegjësia institucionale është e rëndësishme, sepse vetëm atëherë kursecili adreson përgjegjësitë që ka, vajzat dhe gratë mund të jenë të sigurta në hapësirat publike dhe private.
“Theksova që përgjegjësia institucionale është tejet e rëndësishme sepse vetëm atëherë kur secili nga ne i adreson përgjegjësitë që ka, vajzat dhe gratë mund të jenë të sigurta në hapësirat publike dhe ato private dhe vetëm kështu mund ta ndërtojmë një vend ku ka drejtësi dhe barazi për të gjithë.”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...