Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar për gjuhën që e ka përdorur zëvendës drejtori i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Mentor Shala ndaj deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili.
Haxhiu përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ka shkruar se seksistët nuk kanë vend në institucione.
“Gjuha seksiste është e papranueshme e sidomos kur ajo përdoret nga personat që punojnë në institucione publike dhe paguhen nga taksat e qytetarëve. Seksistët nuk e kanë vendin në institucione!”, ka shkruar Haxhiu.
Të enjten, deputetja Kica-Xhelili në një emision kishte deklaruar se në momentin kur në një komision parlamentar qe përmendur emri i Shalës, RTK-ja ka ndërprerë transmetimin direkt të mbledhjes. Pas kësaj, një ditë më pas, Shala iu përgjigj asaj duke e fyer.
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...