Është raportuar se humbja e investimeve të Trustit përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro.
Lidhur me këtë ka reaguar deputeti Bekim Haxhiu, që pati inicuar në Kuvend projektligjin për tërheqjen e 30 % të kursimeve pensionale, por pa sukses në fund.
Ai ka thënë se më mirë do të ishte që qytetarëve t`u mundësohej tërheqja e tyre sesa humbja e 161 milionëve nga investimet e Trustit.Sipas tij, këtë siç e quan ai gabim, deputetët duhet ta përmirësojnë kur një Projektligj tjetër i ri, tash i inicuar nga vetë qytetarët, do të shkojë para tyre për votim në sesionin vjeshtor.
“Ata që votuan kundër Projektligjit për Trustin duhet të përgjigjen para qytetarëve dhe ta përmirësojnë gabimin tani kur Projektligji për Trustin po rikthehet në Kuvend me mbi 21 mijë nënshkrime të qytetarëve. Është shumë më e drejtë që t’iu mundësohet qytetarëve të tërheqin deri 30% të kursimeve të tyre në Trust, se sa parat e Trustit të humbin në tregjet ndërkombëtare.
Presim mbështetje për kërkesën e qytetarëve në këtë thellim enorm të krizës”, theksoi ai.
Haxhiu sot gjatë ditës se është obligim kushtetues dhe ligjor që kjo nismë të procedohet menjëherë për mendim në Qeveri e pastaj t’ i hapet rrugë për miratim në Kuvend.“Është obligim Kushtetues dhe Ligjor që Kryesia e Kuvendit në takimin e parë te sesionit vjeshtor Nismën Legjislative te Qytetarëve me mbi 21 mijë nënshkrime për Projektligjin për Trustin ta procedoj për mendim në Qeveri, për t’i hapur pastaj rrugën miratimit në Kuvend”, ka thënë deputeti Haxhiu për FrontOnline.
Ai nuk ka treguar se cili është disponimi i deputetëve për ta votuar këtë nismë, pasi që e njëjta në sesionin pranveror dështoi.
Kjo, pasi që ky projektligj nuk mori votat e mjaftueshme.
Më 15 korrik të këtij viti, në Kuvendin e Kosovës ishin dorëzuar nënshkrimet e peticionit për nismën legjislative qytetare për Projektligjin për Trust-in, i cili do tu mundësonte qytetarëve tërheqjen e një pjese të parave nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...