Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se deri më 1 qershor të vitit 2024, për tri vite e gjysmë mbi 3 mijë e 860 profesionistë shëndetësor kanë ikur nga Kosova, dhe shumë të tjerë kanë kaluar nga sektori publik në atë privat.
Deputeti tha se ikja e profesionistëve shëndetësor nga Kosova është shëndërruar në dukuri shqetësuese për vendin tonë.
Pasi sipas tij, vendi nuk mund të prodhojë profesionistë shëndetësor aq sa po ikin nga Kosova.
“Shumë shpejt do ta dërgojë në kolaps shëndetësor , kjo është pasojë e keqqeverisjes ku edhe me statusin e SHSKUK-së, parashihet mbyllja e disa prej shërbimeve në spitalet regjionale”, tha deputeti.
Haxhiu tha se paaftësia e Qeverisë e kanë rënduar edhe më shumë gjendjen e shëndetësisë sonë./Arbresh.info/
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...