Google ADS

Haxhiu: Marrëveshja që u nënshkrua në Uashington, cenon integritetin territorial të Kosovës

17:00 | 8 Shtator 2020
L G

Ish-ministrja e Drejtësisë në qeverinë Kurti, Albulena Haxhiu e ka quajtur marrëveshje që cenon integritetin territorial dhe sovranitetin e shtetit, marrëveshjen e arritur në Uashington më 4 shtator në prezencën e presidentit amerikan Donald Trump mes Kosovës dhe Serbisë.

Haxhiu në një konferencë për media me Glauk Konjufcën, tha se Avdullah Hoti është kryeministër i paligjshëm, pasi mandati i tij është kontestues në Gjykatën Kushtetuese, raportona arbresh.info.

“Marrëveshja apo zotimet e nënshkruara nga kryeministri i paligjshëm, i cili e ka mandatin e kontestuar edhe në Gjykatën Kushtetuese, por mandat të kontestuar ka edhe nga qytetarët, është marrëveshje e dëmshme dhe cenon dispozitat kushtetuese që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit”, u shpreh Haxhiu para gazetarëve.

Po ashtu, ajo  akuzoi delegacionin kosovarë  në krye me kryeministrin Avdullah Hoti se shkuan për njohje dhe përfunduan duke e hequr termin republikë nga marrëveshja.

“Ata shkuan kinse për njohje nga Serbia,  dhe u pajtuan që ta heqin termin republikë nga kjo marrëveshje dhe që ja humb karakterin e publik dhe formën e qeverisjes  shtetit të Kosovës”, tha ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme