Partia Demokratike e Kosovës ka shkarkuar sot Bekim Haxhiun, nga pozita e nënkryetarit të Degës në Skenderaj. Pos Haxhiut, PDK ka shkarkuar edhe shtatë anëtarë, që të gjithë asamblistë të partisë në Skenderaj, raporton KTV.
Sipas kryetarit të degës së PDK-së, Sami Lushtakut, një gjë e tillë është bërë për shkak se Haxhiu dhe të tjerët kanë ndikuar që PDK në Skënderaj të përçahet dhe vendimi është marrë nga votat unanime të kryesisë. Por, Bekim Haxhiu, në një bisedë me KTV-në, ka thënë se Lushtaku këtë vendim e ka marrë për shkak se po ka frikë nga autoriteti i Haxhiut.
“Samia i ka thirrë jaranat e vet e djalin e vet e e kanë marrë këtë vendim, të pabazë e të pavlefshëm. Ai ka filluar t’i frikësohet autoritetit tim, po do ta bëjë djalin kryetar. Por jam i sigurt se Samia s’e ka lexu kurre statutin”, ka thënë Haxhiu për KTV-në.
Zgjedhjet e PDK-së në Skënderaj janë shpallur dhe pritet që pas vendimit të kryesisë të caktohet dita kur do të mbahen./Koha.net/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit