Google ADS

Haxhiu: Listës Serbe t’i tregohet vendi, mos t’i lejojmë të bëjnë dasmë

12:28 | 23 Korrik 2020
Arbresh.info

Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu gjatë fjalimit të sotëm tha se ka pritur nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani të jetë shembull.

Sipas Haxhiut ka kërkuar nga Osmani të mbaj rolin e saj për bashkim të shqiptarëve brenda kuvendit, shkruan arbresh.info.

Ajo gjithashtu  ka shtuar se Lista Sebe është me trup në Kosovë e me kokë në Beograd

“Në Kuvend asnjëherë nuk e kam fyer askënd. Unë kam prit që ke me qenë shembull në këtë sallë, po të ftoj ta mbash këtë rol që faktori shqiptar të jetë bashkë kundër Listës Serbe sepse mendimi im vazhdon të jetë se Lista Serbe është me trup në Kosovë por me kokë në Beograd”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka kërkuar që Listës Serbe t’i tregohet vendi.

“Atyre duhet të ua tregojmë vendin vetëm me ndryshim kushtetues, mos të ua japim mundësinë Listës Serbe të bëjnë dasmë”, ka përfunduar ajo./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme