Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas miratimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës ka thënë se reforma e shumë pritur do ta riorganizojë KPK-në me eliminim të korporatizimit dhe grupeve klanore.
Haxhiu përmes një postimi në Facebook, u shpreh se ndryshimet e votuara sot në lexim të dytë në Kuvend, janë bërë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, por edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Pas një maratone të shoqëruar me jo pak sfida e pengesa, më në fund votohet versioni i ri i ndryshimeve të Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. Reforma e shumëpritur, do ta ri-organizojë Këshillin Prokurorial – me eliminim të korporatizmit dhe grupeve klanore në Këshill, e me rritje të llogaridhënies, integritetit dhe profesionalizmit në sistem. Ndryshimet e votuara sot në lexim të dytë në Kuvend, janë bërë në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit të Venedikut, por edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi Haxhiu.
Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është miratuar në shqyrtim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e për KPK-në.
Deputetët me 61 vota për votuan 19 amendamentet e propozuara nga komisioni funksional.
Në këtë votim kanë marrë pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...