Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bëtë të ditur se i është drejtuar me një letër ministres serbe të drejtësisë, Maja Popoviç.
Ministrja ka kërkuar që kosovarët që po mbahen në burgje të Serbisë, të kthehen në Kosovë dhe të gjykohen këtu.
Haxhiu në një postim në platformën “X”, ka shkruar se Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa po mbahen në burgjet e Serbisë.
“Javën e kaluar kam kërkuar nga ministrja serbe e drejtësisë që të transferohen qytetarët tanë që mbahen në burgjet serbe. Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet të kthehen në Kosovë për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm nga autoritetet”, shkruan Haxhiu./Arbresh.info/
Last week, I requested the Serbian Minister of Justice to transfer our citizens who are being held in Serbian prisons. Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku, and Tefik Mustafa should be returned to 🇽🇰 for a fair and impartial trial by the authorities. pic.twitter.com/P5jd9KrG9w
— Albulena Haxhiu (@albulenahaxhiu_) July 1, 2024
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë