Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore, javën e kaluar i është drejtuar 38 kryetarëve të komunave të Kosovës, me kërkesën për zbatim të obligimeve që dalin nga Strategjia kundër dhunës.
Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu tha se janë rreth 40 obligime që duhet të adresohen nga komunat ashtu që të kontribuohet përmbajtësisht në parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe ajo me bazë gjinore, shkruan Arbresh.info.
Sipas saj, me urgjencë duhet të veprohet në këto obligime:
Të mbështeten për pavarësim financiar viktimat e dhunës në familje:
Duke mbuluar pagesën për qera
Duke mbuluar shpenzimet mujore për të mbijetuarat
Subvencionimi i pagesave për kopshte të fëmijëve të viktimave të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave
Të pajisen me detektor të sigurisë të gjitha strehimoret dhe QPS-të nga komunat
Të shtohen kapacitetet njerëzore dhe profesionale në QPS, bazuar në analizën që ka bërë Ministria e Drejtësisë në të gjitha Komunat
Shtrirja e qasjes shumë-sektoriale të koordinuar të trajtimit të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave në mbarë Kosovën, përmes themelimit të Mekanizmave Koordinues në komunat ku mungojnë
Informimi i viktimave/të mbijetuarave të dhunës në familje e dhunës ndaj grave, si dhe publikut në tërësi, mbi të drejtat e tyre dhe shërbimet ku mund të marrin ndihmë, përfshirë ndihmën juridike falas për personat e ekspozuar ndaj dhunës, në një gjuhë që ato/ata e kuptojnë;
Mbështetja e strehimoreve me financim të vazhdueshëm;
Haxhiu ka uruar që kryetarët të reflektojnë mbi politikat lokale dhe të zbatojnë obligimet që dalin nga Strategjia.
“Për të ofruar siguri dhe mirëqenie për vajzat dhe gratë, veprimi duhet të jetë i përbashkët dhe ndërinstitucional, në këtë drejtim, uroj që të gjithë kryrtarët të reflektojnë mbi politikat lokale dhe të zbatojnë obligimet që dalin nga Strategjia.”, tha ajo./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...