Anëtarja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë Rini dhe Sport, si dhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka ngritur shqetësimin e saj për vonesën në akreditimin e programeve të Arsimit të lartë.
Haxhiu ka pyetur se kush po përfiton nga kjo vonesë, pas mbledhjes së komisionit.
“Kush po përfiton nga vonesa në akreditim të programeve të Arsimit të lartë? Sot në mbedhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, ku të ftuar për raportim ishin anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA-së, ngrita shqetësimin tim lidhur me frymën jo adekuate që po mbizotëron në këtë institucion, e që po rezulton me vonesa në procesin e akreditimit të 240 programeve të Arsimit të lartë”, ka shkruar ajo.
Ajo ka thënë se në kushte normale, akreditimi i programeve zgjatë jo më shumë se një vit.
“Në kushte normale, periudha e nevojshme për akreditim të këtyre programeve zgjatë rreth një vit, ndërsa tani kanë mbetur vetëm një muaj kohë për akreditim të këtyre programeve. Poashtu, vonesa e votimit të listës së ekspertëve e cila u votua vetëm pas shkresës që drejtori i Agjencionit për Akreditm, i’a drejtoi ministres Bajrami, të cilën gjë e mësuam vetëm në mbledhjen e sotme të komisionit, mbetet shqetësuese”, ka shkruar Haxhiu.
Haxhiu ka thënë se sipas 3 anëtarëve të të këshillit, procesi po bllokohet nga kryetari i agjensionit, nënkryetarja dhe një anëtar ndërkombëtar.
“Sipas 3 anëtareve të këshillit, në letrën dërguar komisionit parlamentar, ky proces është duke u bllokuar nga kryetari i këtij agjensioni, nënkryetarja dhe nga një anëtar ndërkombëtar. Andaj, me të drejtë shtrohet pytja, se pse po ndodhin këto vonesa në këtë proces dhe ku qëndron arsyeja e vërtetë pas gjithë kësaj!”, ka shkruar në fund Haxhiu.
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...