Haxhiu: Kusari-Lila s’ka më kredibilitet për të qëndruar deputete

22:58 | 9 Tetor 2024
E.G

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka theksuar se Grupi Parlamentar i PDK-së do të mbajë një takim të enjten për të diskutuar lidhur me audio-incizimin e ri të Mimoza Kusari –Lilës, e cila dëgjohet duke folur me Milan Radojçiqin, i akuzuar kryesor për rastin Banjska dhe të sanksionuarin e ShBA-së.

Në një lidhje direkte gjatë emisionit Debat Plus, Haxhiu ka kritikuar Kusari-Lilën, duke thënë se ajo nuk ka kredibilitetin dhe imunitetin e nevojshëm për të mbajtur pozitën e deputetes.

“Kusari-Lila nuk e ka kredibilitetin as imunitetin për të qëndruar deputete në Kuvendin e Kosovës, sepse asnjëri prej nesh nuk merr mandat në dëm të Gjykatës së Kushtetueses, në dëm të veteranëve e kundër interesave të Kosovës. Kjo s’ka asnjë kuptim”, ka deklaruar ai.

LEXO EDHE:

Publikohet një tjetër audio-inçizim i Kusarit me Radojçiqin

 

 

Të ngjashme