Haxhiu-Kurtit: Nëse qëndron në zyre të dhemb shpina, unë mund të ju trajtoj si fizioterapist

12:40 | 23 Qershor 2022
A Z

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i është drejtuar kryeministrit Kurti, nëse vazhdon që të qëndrosh vetëm në zyre pos që nuk do t’i njohësh kërkesat e qytetarëve do të kesh edhe dhimbje të shpinës, e atëherë unë mund të trajtojë si doktor i Fizioterapisë.

“Nëse vazhdon që të qëndrosh vetëm në zyre pos që nuk do t’i njohësh kërkesat e qytetarëve do të kesh edhe dhimbje të shpinës, e atëherë unë mund të trajtojë si doktor i Fizioterapisë”, i tha Haxhiu, Kurtit.

Menjëherë ka reaguar Kurti ku e ka kritikuar ashpër Haxhiun që e ka propozuar Projektligjin për Trustin.

“Vetëm një person doktoratur në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi”, i tha Kurti Haxhiut.

Të ngjashme