Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se kur qytetarët e humbin besimin në institucionet e drejtësisë do të kërkojnë rrugë të ikin nga Kosova.
Haxhiu tha se po punon që të bëhet reforma në sistemin e drejtësisë.
Ajo theksoi se qytetarët është dashur ndoshta të presin edhe 20 vjet për të ju njohur e drejta e pronës.
“Unë mendoj që nuk ishte dashur që diskutimet me i bë në këso lloj. Unë jam ministre e Drejtësisë dhe unë po punoj për reformat në sistemin e drejtësisë sepse konsideroj që kemi shumë probleme në sistemin e drejtësisë. Kur qytetarët e humbin besimin në këto institucione ata do ta gjejnë rrugën të ikin nga vendi” – tha Haxhiu në Klan Kosova.
“Nëse ne detyrohemi të presim me vite për një lëndë. Jo ndoshta penale, sepse kodi penal mund t’i mos prek të gjithë qytetarët, por në çështje civile. P.sh nëse ti duhet të presësh 20 vite për t’u njohur e drejta e pronës dhe ende nuk e ke një vendim gjyqësor – theksoi ajo.
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj