Haxhiu kujton policët e rënë në krye të detyrës

16:17 | 6 Shtator 2024
R J
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shënuar përvjetorin e 25-të të Policisë së Kosovës duke nderuar ata që sakrifikuan jetën për mbrojtjen e atdheut dhe sigurinë e qytetarëve.

Në një postim në Facebook, Haxhiu thekson se Policia e Kosovës vazhdimisht tregon përkushtim për sigurinë e qytetarëve, duke përballuar çdo sfidë.

“Me respekt të veçantë do të kujtojmë përherë të gjithë ata të cilët dhanë jetën për mbrojtjen e atdheut dhe sigurinë e qytetarëve, duke lënë pas një trashëgimi të pashlyeshme të guximit, sakrificës dhe heroizmit” shkroi Haxhiu në Facebook.

Të ngjashme