Haxhiu kujton Masakrën e Abrisë: Mbetet që parreshtur institucionet e Kosovës të kërkojnë drejtësi

22:08 | 26 Shtator 2024
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar 26 vjetorin e Masakrës së Abrisë.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se mbetet që  parreshtur institucionet e Kosovës të vazhdojnë angazhimin në adresimin e krimeve të luftës dhe kërkimin e drejtësisë, shkruan Arbresh.info.

“Sot kujtojmë një nga ngjarjet më makabre në historinë e Kosovës, masakrën e Abrisë së Epërme në të cilën u vranë barbarisht nga forcat serbe, shqiptarë civil të familjes Deliu dhe Muliqi, të paarmatosur, përfshirë gra, fëmijë dhe pleq. As foshnja dy muajshe, as plaku 94 vjeç, dhe as gruaja shtatzënë nuk u krysen nga vrasjet mizore.”, ka shkruar ajo.

“Lavdi e përjetshme martirëve dhe dëshmorëve, që me gjakun e tyre kanë shkruar historinë për lirinë e  Kosovës.”, u shpreh ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme