Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kujtuar aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharin në përvjetorin e tetë të vdekjes së tij.
Haxhiu thotë se Dehari ishte dhe mbetet shembull i guximit dhe përkushtimit qytetar.
Ajo tha se drejtësia për Astritin është përgjegjësi morale dhe obligim institucional.
“Në përvjetorin e tetë të vrasjes së Astrit Deharit, kujtojmë aktivistin tonë të dalluar, një idealist të pa lëkundur që u angazhua pa ndalur për një shoqëri të drejtë dhe të barabartë. Astriti ishte dhe mbetet shembull i guximit dhe përkushtimit qytetar, një frymëzim për të gjithë ata që atdheun e duan pa kusht. Ndërsa kujtojmë veprën e tij sot, riafirmojmë edhe angazhimin tonë të palëkundur për zbardhjen e plotë të rrethanave të ndarjes së tij nga jeta. Drejtësia për Astritin është përgjegjësi morale dhe obligim institucional. Drejtësia për Astritin është një zë i ndërgjegjes kolektive, përveçse obligim ligjor, që kërkon ndriçimin e të vërtetës dhe vendosjen e përgjegjësisë, e cila arrihet përmes vullnetit dhe punës së parreshtur të prokurorisë”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info/
Gjykata Kushtetuese konfirmon një nga masat e sigurisë ndaj ...
Brazil, ish-presidenti akuzohet për “grusht shteti” kundër d...
Krasniqi për vdekjen e Sabri Popajt: Një shqiptar i rrallë, ...
Deklarata e Drenushës për Xhenetën, shkakton debat të zhurms...
Slot në afër thyerjes së një tjetër rekordi në Premier Leagu...
Xhemaili, AAK për presidenten: “New sheriff in town...