Google ADS

Haxhiu: Kryetarja e Kushtetueses punësoi kushëririn në këtë Gjykatë

11:28 | 13 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu ka deklaruar sot se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese e ka bërë anëtar gjykate kushëririn e saj pavarësisht se në Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit.

Haxhiu ka thënë përmes një statusi në Facebook se pikërisht ajo që do të duhej të mbronte Kushetutën, është shkelësja më e madhe, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë statusin e saj:

Përveç në Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, po ashtu edhe në Kodin e Etikës për gjyqtarët e Kushtetueses ēshtë e specifikuar se:

“Gjyqtaret duhet te kujdesen qe te shmangin te gjitha konfliktet e interesit dhe duhet te perjashtojne veten nga pjesemarrja ne çdo rast ne te cilin mund te vihet ne pikepyetje anshmeria e tyre”

Kryetarja aktuale e Gjykatës Kushtetuese, që është munduar ta bëj kusheririn e saj anëtar Gjykate, ndonëse ka qenë në dijeni për këto dispozita, ka kryer vepren penale të konfliktit të interesit, që parashihet në nenin 424 par 1 të Kodit Penal.

Ata që duhet të mbrojnë Kushtetutën dhe ligjet, në fakt janë shkelësit më të mëdhenjë!

Por institucionet e kapura të drejtësisë nuk merren me këta!./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme