Google ADS

Haxhiu kritikon Qeverinë: Mendësia e Qeverisë Hoti futi Kosovën në senduiç të Serbisë

00:14 | 8 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka kritikuar vendosjen e masës për kufizim të lëvizjës në katër komunat veriore të Kosovës nga zëvendëskryeministri Goran Rakiq, partia e të cilit më pas tha se serbët në Kosovë zbatojnë masat e Qeverisë së Serbisë për vendimet e pandemisë.

Ajo tha se Kosova është futur në senduiç nga Serbia nga shteti serb dhe Lista Serbe.

“Sot, zv.kryeministri Goran Rakiq ka vendosur përmes shtabit paralel në komunat e veriut që kjo zonë të futet në karantinë, ndërkaq Lista serbe deklaron që marrin urdhra vetëm nga Vuçiq. Lejimi i kësaj mendësie qeverisëse e ka futur Kosovën në senduiç, në dy anët ka Serbinë, si shtet dhe si Listë serbe”, ka shkruar ajo në Facebook.

“Çudia më e madhe është kur nuk ka më çudi. Me 6 tetor të vitit të kaluar qytetarët kishin vendosur të ndërrojnë kursin e orientimit shtetëror. Më në fund po lëviznim drejt një Republike normale me dinjitet shtetëror. Me 3 shkurt kishim qeverinë e parë që nuk varej nga votat e Listës serbe. Aso kohe dukej si fakt jo aq relevant por rëndësinë po e shohim sot më shumë se kurrë. Ndërkaq reciprociteti ndaj Serbisë nuk ishte thjesht vendim, por qasje e mendësi e shtetndërtimit”.

Ajo edhe njëherë ka përsëritur se në Kosovë duhet të mbahen zgjedhje të reja.

“Për këto pak ditë hoqën reciprocitetin, hoqën dorë nga angazhimi për anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar dhe pas hapjes totale karshi Serbisë natyrshëm vijnë këto vendime e deklarata nga leva tjetër e Beogradit dhe që cenojnë rëndë territorin dhe sovranitetin e vendit! Kosova asnjëherë më shumë nuk ka pasur nevojë për zgjedhje. Veprimet e vendimet e tilla janë të rrezikshme dhe goditje mbi Republikën tonë. Kjo qeveri duhet të largohet sa më parë!”./blic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme