Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka kritikuar menaxhimin në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, të cilin ai e ka cilësuar si “keq menaxhim”.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu, ka shtuar se analizat në Spitalin e Fëmijëve, bëhen në laboratorin e vjetër me kushte jo të përshtatshme edhe pse janë bërë mbi 22 milionë euro investime.
Tutje ai ka shtuar se nga katër salla të operacionit, vetëm dy janë funksionale dhe me probleme organizative dhe menaxheriale.
“Vazhdon keqmenaxhimi në SHSKUK. Spitali i ri fëmijëve pa laborator dhe ende jo funksional me të gjitha kapacitetet e tij. Mbi 22 milionë euro investime në Spitalin e Fëmijëve, ndërsa analizat bëhen në laboratorin e vjetër me kushte jo të përshtatshme. Pse nuk është laboratori pjesë e Spitalit të Fëmijëve kur ka qenë pjesë e planifikuar e investimeve 22 milionë euro, dhe ka qenë e planifikuar paisja me aparaturë të re moderne për laborator. Nga 4 salla të operacionit vetëm dy janë funksionale dhe me probleme organizative dhe menaxheriale”, ka thënë Haxhiu./arbresh.info/
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...