Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu thotë se krerët e LDK-së nuk po mund të shkëputen nga PDK dhe ish-kryetari i saj Hashim Thaçi.
Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, duke komentuar seancën e nesërme në të cilën do të shqyrtohet mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë, thotë se “do t’ju kthehet fytyrës të gjithë atyre që e orkestruan këtë PLAN!”.
Shkrimi i plotë i Haxhiut në Facebook:
Mocioni i nesërm për rrëzimin e Qeverisë më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova, e sidomos në kohën kur po përballemi me virusin corona që ka marrë mijëra jetë njerëzish dhe mijëra të tjerë luftojnë për jetën apo janë të prekur nga ky virus, do t’ju kthehet fytyrës të gjithë atyre që e orkestruan këtë PLAN!
Fatkeqësisht krerët e LDK, nuk dëgjojnë popullin dhe as anëtarësinë e tyre.
Ata nuk po mund të shkëputen nga Thaçi e PDK!
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...