Ministrja Haxhiu në panelin e organizuar nga Tirana Connectivity Forum 2021, prezantoi prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë drejt angazhimit të reformës së thellë në sistemin e drejtësisë që ka ndërmarrë Qeveria e re e Republikës së Kosovës, transmeton arbresh.info.
Duke marrë parasysh rëndësinë mbi shpjegimin e gjendjes aktuale në raport me qytetarët dhe nevojën për përmirësimin e rendit juridik, ministrja Haxhiu shpjegoi edhe disponimin e madh të qytetarëve për të votuar masivisht Lëvizjen VETËVENDOSJE!, për t’i dhënë mundësinë Qeverisë së re, Kurti II, për të jetësuar zotimin në reformim të sistemit të drejtësisë, dhe gjithsesi për zhvillimin ekonomik si nevojë urgjente dhe si kusht i domosdoshëm drejt integrimit në BE, qëllim afatgjatë i Republikës së Kosovës.
Ministrja Haxhiu qartësoi se fokusi i Ministrisë së Drejtësisë është i përqendruar në katër prioritete:
Reforma në drejtësi përmes implementimit të strategjisë për sundimin e ligjit dhe vettingun në sistemin e drejtësisë; Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit; Adresimi i dhunës në familje, dhunës ndaj grave, dhunës në baza gjinore si fenomene që e dëmtojnë zhvillimin e mbarë shoqërorë; Adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
“Në përputhje me zotimet tona, ne jemi duke punuar për vettingun në sistemin e drejtësisë. Në këtë drejtim ne kemi përfunduar Koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin gjyqësor dhe prokurorial i cili do të miratohet nga Qeveria javës që vjen dhe që i hapë rrugën ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore.
Vettingu si një nga top prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, është një proces i një rëndësie të jashtëzakonshme për Kosovën, për të siguruar integritetin dhe profesionalizimin në institucionet e drejtësisë, e për ta kthyer besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, theksoi ministrja Haxhiu.
Ministrja Haxhiu i dha shpjegim të veçantë ndërlidhjes mes rendit juridik, forcimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik, të dy këto si mundësi për ngritje të mirëqenies qytetare: “Ne kemi miratuar gjithashtu Ligjin për Gjykatën Komerciale, ligj ky i cili do të rrisë sigurinë juridike për bizneset vendore dhe investimet e huaja. Kjo Gjykatë do t’i shërbejë komunitetit të biznesit qoftë investimeve vendase apo të huaja si një adresë e sigurt dhe efikase për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në aktivitetet biznesore”.
Duke shprehur optimizëm të lartë në procesin e mbarë të nisur në reformim të sistemit të drejtësisë, ministrja Haxhiu e vlerësoi lartë edhe panelin e organizuar, si mundësi për shkëmbim të përvojave të dobishme për vendet tona në mënyrë që të zhvillohen dhe lëvizin tutje drejt zhvillimit dhe perspektives së integrimit.
“Më lejoni t’ju uroj suksese në punët tuaja. Jam e vetëdijshme për sfidat që kemi para vetes, sikurse edhe për vullnetin e hekurt për jetësimin e planeve tona. Le të punojmë shumë që t’i mbajmë të rinjtë e të rejat tona në vendet tona. T’i bëjmë ata ta duan vendin e tyre. Shteti i së drejtës nuk ka alternativë”, përfundoi ministrja Haxhiu.
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...