Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, u është përgjigjur ambasadorëve ndërkombëtarë në Kosovë që thonë se Kosova rrezikon të izolohet nëse e shfuqizon Gjykatën Speciale.
“Kosova nuk mund të izolohet më shumë se tash”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së duke shtuar se Specialja ishte votuar më parë për shkak se ishte menduar që do të hapej perspektiva për Kosovën.
“Kemi votuar atëherë, me shpresë që do ta kalojmë dhe do të hapet perspektiva për vendin tonë. Edhe pse e kaluam Specialen nuk u hap ajo perspektivë”, ka thënë Haxhiu që ka shtuar se edhe pse e ka votuar pro në të kaluarën, gjithmonë ka qenë kundër saj.
Haxhiu, që është në mesin e deputetëve që nisën iniciativën për shfuqizimin e Speciales, thotë se vota e tij do të jetë në përputhje me vendimin e partisë së tij.
“Qëndrimi im është si ai i Kadri Veselit. Ashtu si do të jetë qëndrimi i Veselit ashtu do të jetë edhe qëndrimi im”, ka thënë Haxhiu.
Ai në fund ka shtuar se ka pritur më shumë nga qeveria Haradinaj. Haxhiu ka deklaruar se është zhgënjyer nga vendimi për rritje page për stafin e qeverisë, nga kryeministri Ramush Haradinaj.
“Kam pritur më shumë nga kryeministri. Nuk ka qenë e nevojshme që ta rrisë pagën e vet dhe të ministrave të tjerë. Mendoj se s’ka pasur nevojë”, ka deklaruar ai./Koha.net/
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë për të fil...
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot