Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, ka deklaruar se këtë vit do të hidhet përsëri në votim Kodi Civil.
Grupi për Studime Juridike dhe Politike sot ka mbajtur konferencë për media, ku ka marrë pjesë edhe Haxhiu.
Ajo u shpreh optimiste se kësaj radhe ky dokument i rëndësishëm do të kalojë, që sipas saj Kodi Civil ka të bëjë me avancimin e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe ndihmon integrimin në BE, shkruan Arbresh.info.
Ajo tha se do t’i kenë votat edhe të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kishin mendim ndryshe në mes tjerash edhe rreth çështjes së martesës mes gjinive të njëjta.
“Siç jeni në dijeni, Kodi Civil është në agjendën legjislative, është një dokument i rëndësishëm që ka të bëjë me avancimin e të drejtave të njeriut. Unë nuk mendoj që ka qenë e drejtë që janë marrë vetëm me një nen sepse trajton shumë institute, është thjesht në interes të qytetarëve të Kosovës, prandaj të gjitha partitë politike, mazhoranca e opozita e kanë për obligim që ta mbështesin atë. Megjithatë ne gjatë kësaj kohe kemi qenë në diskutime me Grupin Parlamentar, me deputetët të cilët kanë pasur mendime të ndryshme nga atë që e përfaqëson Lëvizja Vetëvendosje por unë jam optimiste që kësaj radhe, gjegjësisht brenda këtij viti në momentin kur do ta procedojmë në Qeveri dhe në Kuvend, nuk do të dështojë sikurse herën e kaluar”, tha Haxhiu.
“Përndryshe për Republikën e Kosovës do të ishte e papranueshme sidomos në prag të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Unë e kam theksuar, ne presim ekspertët nga Këshilli i Evropës që të vijnë brenda këtij viti në Kosovë për të bërë vlerësimet e tyre në raport me të drejtat e njeriut, prandaj do të ishte lajm pozitiv që të kalojë edhe Kodi Civil”, ka theksoi ajo./Arbresh.info/
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...