Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka reaguar pas raportimeve se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala i ka dërguar pyetje te testit një kandidati për bashkëpunëtorë profesionalë.
Haxhiu thotë se prej kohësh ka ankesa nga persona të ndryshëm për favorizime në punësimin e familjarëve apo miqve përmes proceseve të kurdisura.
“Janë të panumërta ankesat që adresohen në Ministri të Drejtësisë lidhur me procedurat e rekrutimit në sistemin e drejtësisë. Kandidatët në vazhdimësi ankohen për punësimin e familjarëve, miqve pra për procese të kurdisura”.
Ministrja e Drejtësisë ka kërkuar suspendim dhe hetime ndaj kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala.
“Tejkalimi i detyrave, favorizimi i kandidatëve dhe keqpërdorimi i pozitës nuk duhet të tolerohen”, ka deklaruar tutje Haxhiu.
LEXO EDHE
Skandali i Kryeprokurorit të Gjakovës, reagon Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit – Arbresh.info
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...