Haxhiu kërkon që Kuvendi urgjentisht të mbajë seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgje

17:33 | 21 Korrik 2024
E.H

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka bërë thirrje që urgjentisht të mbahet seancë e jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet në vend.

Me anë të një postimi në Facebook, deputeti i PDK-së, ka thënë se kjo seancë duhet të mbahet pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu se “Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës”.

“Kuvendi i Kosovës urgjentisht duhet të mbaj seancë të jashtëzakonshme për sigurinë në burgjet e Kosovës. Kjo eshte e domosdoshme pas deklaratës se ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se Serbia ka hyrë në burgjet e Kosovës”, ka shkruar deputeti Haxhiu./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme