Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Teuta Haxhiu ka kërkuar që ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq të ndiqet penalisht për deklaratat ku kritikoi ata që treguan vendndodhjen e varrezave masive të shqiptarëve në Serbi.
“Kërkojmë padi nga Gjykata ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit që të inicioj padi kundër ministrit të atëhershëm të propagandës vrastare dhe presidentit të tanishëm serb, Aleksander Vuçiç, për pjesëmarrje në krime masive, për obstruksion dhe për fshehje të organizuar të krimeve të tyre, përkatësisht të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Kërkojmë zbardhjen dhe kthimin e të gjitha kufomave të shqiptarëve të vrarë gjatë vitit 1999, familjeve të tyre.Kërkojmë padi nga Gjykata ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit që të inicioj padi kundër ministrit të atëhershëm të propagandës vrastare dhe presidentit të tanishëm serb, Aleksander Vuçiç, për pjesëmarrje në krime masive, për obstruksion dhe për fshehje të organizuar të krimeve të tyre, përkatësisht të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë.Kërkojmë padi nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime kundër Njerëzimit që të inicioj padi kundër zëdhënësit dhe krahut të djathtë të diktatorit Sllobodan Millosheviç, Ivica Daçiç për pjesëmarrje në krim masiv, për obstruksion dhe për fshehje të organizuar të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë si dhe frikësim publik të dëshmitarëve.Kërkojmë padi penale për gjithë strukturën ushtarake dhe policore që ende gjenden në funksione dhe që atëherë kanë qenë në funskion të gjenocidit ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Kërkojmë zbardhjen e rasteve të dhunimeve masive të grave shqiptare nga të të njejtët akterë.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...