Haxhiu kërkon ndihmën e ndërkombëtareve për lirimin e kosovarëve të arrestuar në Serbi

12:42 | 13 Qershor 2024
E.K

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se lirimi i qytetareve kosovar të arrestuar në Serbi nuk varet nga Qeveria e Kosovës.

Ajo ka kërkuar ndihmën e partnereve ndërkombëtar që të shtojnë presionin ndaj Serbisë që e njëjta të ndaloj veprimet e tilla dhe ti liroj të arrestuarit.

Ajo ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme përmes zyrës saj është në komunikim të vazhdueshme me të arrestuarit dhe familjarët e tyre.

“Ministria e Punëve të Jashtme përmes zyrës atje ka qenë në komunikim te vazhdueshëm me ta por edhe me familjet e tyre. Është politike e qëllimshme e Serbisë drejt qytetareve tanë. Andaj ne si institucione kemi qenë në komunikim, se a do të lirohen a jo, kjo nuk varet nga qeveria e Kosovës. Si ne te kaluarën dhe tani në vazhdimësi kemi veprime te tilla, kërkoj nga partnerët tanë te bëjnë presion ndaj Serbisë ti ndaloj veprimet e tilla”, ka thënë ajo në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë./eo

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme