Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi janë arrestuar edhe gjashtë persona për rastin e 11-vjeçares, të cilët dyshohen se e trafikuan atë gjatë muajit qershor.
Haxhiu ka kërkuar dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë themelore në Prishtinë.
“Pse nuk vepronte Prokuroria Themelore në Prishtinë në muajin qershor? Pse nuk u arrestuan asokohe personat e dyshuar? Pse dy muaj me vonesë? Më e pakta që do të duhej të ndodhte është dorëheqja e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe prokurorit që ka qenë i ngarkuar ne rastin në muajin qershor”, shkruan Haxhiu.
Ministrja e Drejtësisë shkruan se pa pasur dorëheqje dhe shkarkime të atyre që nuk vepruan në kohë dhe sipas përgjegjësisë, fatkeqësisht mund të kemi viktima të tjera.
Ndryshe, 11-vjeçarja dyshohet se u dhunua përsëri ditë më parë, nga 5 persona tjerë që po ashtu janë në paraburgim./arbresh.info/
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së