Google ADS

Haxhiu: Kandidaturën time për drejtuese të GVV-së nuk e shoh të ndarë nga historia e aktivistes

19:41 | 20 Shtator 2022
L G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njëherit kandidate për drejtuese të Organizatës Gratë për Vetëvendosje, ka shpalosur planin e saj për udhëheqje.

Haxhiu thotë se historinë prej aktivisteje në Lëvizjen Vetëvendosje nuk e sheh të ndarë nga drejtimi i GVV-së.

“Kandidaturën time për drejtuese të GVV-së nuk e shoh të ndarë nga historia e aktivistes së qendrës, por edhe të pikës”.

Haxhiu, mes tjerash, thotë se rrugëtimi i grave në Vetëvendosje për barazi ka një histori të gjatë dhe se vendit i duhet feminizmi i Vetëvendosjes.

“Rrugëtimi i grave në Vetëvendosje për barazi sociale ka një histori të gjatë dhe i jep kuptim më të thellë përpjekës tonë për t’i parë kauzat e barazisë që të bëhen realitet në shoqërinë tonë. Vetë themelimi i Gratë për Vetëvendosje është paramenduar si vazhdimësi e kësaj përpjekjeje të gjatë për të krijuar hapësirat e nevojshme që gratë dhe vajzat të jenë të përfaqësuara në VV. Por, sot s’jemi të kënaqura vetëm me përfaqësim, por duhet të shohim se nga vjen ai përfaqësim – përfaqësimi është tejkalimi historik i kuotës edhe si përqindje, por edhe si mjet, raporton klankosova.

“Aktivistet i kanë sjellë Lëvizjes Vetëvendosje mendimin dhe aksionin, gruaja në Lëvizjen Vetëvendosje ka prodhuar ngjarjen politike dhe si e tillë ka qenë dhe është faktor i patejkalueshëm në vendimmarrje, andaj na duhet feminizmi i Vetëvendosjes, pasi është feminizëm për të gjitha ato shtresa që janë të shtypura për shkak të politikave të këqija të pushteteve të kaluara. Përpjekja e grave për të drejta të barabarta përmban zjarrin dhe vrullin e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Haxhiu.

Të ngjashme