Haxhiu – Kadrijajt: Respekt për kohën e luftës, për të pas luftës më vjen keq

21:07 | 21 Mars 2019
Arbresh.info

Albulena Haxhiu, deputete e Vetëvendosjes, në Rubikon të KTV-së ka thënë se përveç punësimeve, deputetët e PAN-it po e shkelin Kodin Penal me deklaratat e tyre.

“Unë jam më së shumti e shqetësuar me egoizmin e tyre”, ka thënë ajo.

“Unë isha ndjerë keq nëse sot kisha vjedh, kisha vepruar si ju. Qeveria Haradinaj është qeveri e korruptuar, pikë”, shtoi tutje Haxhiu.

“Respekt për kohën e luftës, për të pas luftës më vjen keq”, i tha Haxhiu – Kadrijajt.

Mirëpo, deputetja e AAK-së i tha se ky sistem është instaluar pas lufta dhe jo nga qeveria aktuale.

“Nuk mund të themi se ky sistem nuk është i instaluar, ky është i instaluar mirëpo është instaluar pas luftës”, ka thënë ajo.

“500 veta me kontrata mbi vepër i keni punësuar në Komunën e Prishtinës”, i tha Kadrijaj Haxhiut.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme