Google ADS

Haxhiu: Ju deputet ku e merrni këtë të drejtë për me fal territorin e Kosovës

18:10 | 20 Mars 2018
Arbresh.info

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu gjatë seancës së jashtëzakonshme të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi ka thënë se Thaçi e Hyseni nënshkruan një marrëveshjes që i falën 8000 hektar Malit të Zi, raporton arbresh.info.

“Me 26 gusht të vitit 2015-të, në atë kohë ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi  dhe Skender Hyseni ministër i Punëve të Brendshme të Kosovës kanë nënshkruar një marrëveshje që i falë 8000 hektar Malit të Zi”, ka thënë ajo.

Ajo shtoj se për këtë peticion që e kemi mbledh me Haradinaj me Limaj

“Për këtë peticion këtu që e kemi mbledh me Haradinajn me Limajn, që paska ikur tash, Haradinaj tha se është peticion i respektuar, po ta respektoje vullnetin e e qytetarëve kundër kësaj marrëveshje sigurisht se sot do të ishe këtu duke jetësuar raportin e Bulliqit që tregon që  Kosova ka humbur territor dhe jo këtë marrëveshje”, tha ajo.

Sipas saj, përmes kundërshtimit të  opozitës në mënyra të ndryshme, ka bërë që Kosova të shpëtoj tokën e saj.

Haxhiu shton se Vetëvendosja nuk e mbështetë asnjëherë marrëveshjen e demarkacionit pasi me këtë marrëveshje falet territori i Kosovës.

Haxhiu iu është drejtuar deputetëve për më fal territorin e Kosovës.

“Ju deputet ku e merrni këtë të drejtë për me fal territorin e Kosovës, kush ua ka dhënë atë të drejtë. Secili prej jush që mendoni të përkrahni këtë marrëveshje po shkelni me të dy këmbët betimin që keni dhënë dhe ju ftoj ta lexoni dhe një herë betimin që keni dhënë”, tha Haxhiu.

Sipas saj nuk është përmendur kushti i dytë që është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

‘’Nuk është përmendur kushti i dytë që është luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pse nuk i jepni shumë zor të luftoni korrupsionin si mundet qeveria Haradinaj me luftu korrupsionin si mund të luftojnë korrupsionin njerëzit e korruptuar”, u shpreh ajo. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme