Google ADS

Haxhiu: Jemi në ballë të luftës kundër dhunës me bazë gjinore

22:23 | 6 Dhjetor 2023
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se si Qeveri me veprimet e ndërmarra janë në ballë të luftës kundër dhunës me baza gjinore dhe femicidit.

Me anë të një postimi në Facebook, Haxhiu thotë se vetëm duke u angazhuar, mund të arrijmë të mbrojmë dinjitetin e vajzave dhe grave në vendet tona, shkruan Arbresh.info.

“6 panele trajtuan dhunën në familje, dhunën me bazë gjinore dhe femicidin, duke paraqitur sfidat, përparimet dhe veprimet që duhet t’i ndërmarrim. Panelet e ndryshme janë përqendruar në fusha të rëndësishme si legjislacioni, mbrojtja dhe ndihma për viktimat, roli dhe ndikimi i organizatave të shoqërive civile, edukimi dhe sensibilizimi qytetarë, si dhe bashkëpunimi rajonal. Si, Qeveri, me veprimet që kemi ndërmarrë, jemi në ballë të luftës kundër këtij fenomeni shkatërrues dhe të bashkuar fortë me shoqërinë civile dhe partnerët tanë, do të vazhdojmë punën Sot dhe çdo ditë tjetër.”, ka thënë Haxhiu.

“Vetëm duke u angazhuar, mund të arrijmë të mbrojmë dinjitetin e vajzave dhe grave në vendet tona. Vetëm të bashkuar, mund të kontribuojmë në emancipim shoqëror me qëllim të refuzimit të normalizimit të dhunës.”, tha ajo.

“Falemnderit pjesëmarrësve, panelistëve, Presidenten dhe ekipin e saj, stafin e Ministrisë së Drejtësisë për angazhimin serioz e të palodhshëm e po ashtu stafit teknik e organizativ dhe organizatave e partnerëve që na kanë mbështetur në këtë konferencë.”, përfundoi ministrja Haxhiu.

Ndryshe, sot është përmbyllur Konferenca Rajonale “Të Bashkuar Kundër Dhunës- MJAFT!”.

Konferenca regjionale u hap me fjalën e Kryeministrit, Albin Kurti dhe e mbyllëm me fjalën e Presidentes, Vjosa Osmani Sadriu dhe Kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu adresuan audiencës në Konferencë dhe publikut përmes ekraneve televizive, për angazhimin e përbashkët në parandalimin dhe luftimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.

Presidentja Osmani tha se dhuna ndaj grave është plaga jonë e përbashkët, andaj luftimi i saj duhet të jetë rezultat i angazhimit të përbashkët të grave dhe burrave. “Le të mos mbetet asnjë gurë i pa lëvizur derisa të mos i sigurojmë e garantojmë jetën dhe dinjitetin e grave dhe vajzave tona”.

Po ashtu përmes një video mesazhi, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka përshëndetur këtë konferencë, duke e cilësuar atë të një rëndësie të veccantë, si konferencë e parë në nivel rajoni që trajton një temë të tillë. Konjufca tha se lufta kundër dhunës ndaj grave është kauzë globale, fenomen që i prekë gratë të gjitha moshave, pavarësisht të ardhurave apo prejardhjes së tyre./Arbresh.info/

Të ngjashme