Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është pyetur se cili është ish-kryeministri të cilin e kanë intervistuar prokuroria në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.
Ajo ka thënë se kjo është pyetje për Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj dhe se ai duhet të tregojë, meqë sipas ministres e di shumë mirë.
“Nuk mendoj që është në rregull, që një përgjigje që duhet ta merrni nga Blerim Iusfaj, ta kërkoni nga unë. Blerim Isufaj e di shumë mirë, se kush nga prokurorët kanë shkuar në zyrën e kryeministrit. Por s’flet për këtë. S’është korrekte dhe nuk është e drejt ndaj meje që të insistoni që një përgjigje nga unë që s’po mund ta merrni nga Blerim Isufaj. Blerim Isufaj e di, ata prokuror, disa janë aty, disa janë larguar sepse janë kërcënuar dhe e kanë lëshuar Kosovën”, ka shtuar Haxhiu.
“Ju lutem që të insistoni që të merrni përgjigje që janë të rëndësishme për qytetarët dhe Blerim Isufaj duhet ta japë këtë përgjigje, sepse thotë që s’ka informacione, por e di shumë mirë”, ka thënë ajo./rtk
ECPMF, Kurtit: Anulojeni menjëherë vendimin për bojkotimin e...
Oda Ekonomike Amerikane takohet me Verman dhe Kasanofin, fla...
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...