Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, pasi ajo e ka shpërndarë në rrjetin social Instagram një karikaturë të në të cilën kritikohet KFOR-in për hetimin e rastit e tre policëve të kidnapuar.
Pacolli për veprimin e ministres thotë se është i neveritshme dhe poshtërues.
“Kjo shprehje frustruese në media e Albulena Haxhiut ndaj Kfor-it. është e neveritshme, primitive dhe një përpjekje për të poshtëruar”, ka shkruar i pari i AKR-së në Facebook.
Ai tutje ka shkruar se KFOR-i po kujdeset për vendin tonë tash e 24 vjet.
“Vlerat thelbësore të kombit tonë, për mirënjohje të përjetshme për ata që sollën pavarësinë e Kosovës dhe ata që po kujdesen për sigurinë tonë qe 24 vjet e këndej. A është ky nderimi juaj për trupat e Kfor.it zonjë?”, ka përfunduar ai.
Kujtojmë se KFOR-i ka deklaruar se nuk ishte në zonën kur tre policët kosovarë u kidnapuan nga forcat serbe. Po ashtu kidnapimin e policëve KFOR e cilëson si arrestim.
Në komunikatën e lëshuar për media, KFOR’i ka treguar se janë në kontakt me autoritetet e Kosovës, Serbisë si dhe EULEX’it./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...