Google ADS

Haxhiu inkurajon gratë t’i adresojnë padrejtësitë në vendin e punës

17:11 | 7 Mars 2025
R J

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në prag të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka takuar zyrtaret e Ministrisë së Drejtësisë dhe agjencive në kuadër të kësaj ministrie.

Ajo i ka inkurajuar ato t’i adresojnë diskriminimet e padrejtësitë në punë.

Në prag të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, takova zyrtaret e Ministrisë së Drejtësisë dhe agjencive në kuadër të Ministrisë. I falënderova për punën dhe angazhimin e madh. I inkurajova që të adresojnë diskriminimet dhe padrejtësitë në vendin e punës dhe iu ofrova mbështetje për tejkalimin e sfidave. Për njëra tjetrën, për barazi dhe drejtësi!”, ka shkruar Haxhiu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm