Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka akuzuar qeverinë Kurti se ka manipuluar me shifrat e COVID-19 dhe ka vjedhur në pandemi duke blerë produkte me çmime abuzive.
Haxhiu pretendo se gjatë pandemisë Qeveria në ike ka pasur përpjekje në vazhdimësi të manipulojë me shifra, është përpjekur që të prezantohet se gjoja Kosova qëndron shumë mirë me rezultatet e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë me COVID-19, krahasuar me vendet tjera të botës, shkruan lajmi.net.
” Të dhënat statistikore paraqesin situatën reale dhe demantojnë̈ paraqitjet manipulative të eksponentëve të Qeverisë në ikje”.
Postimi i plotë:
Qeveria në ikje ka manipuluar me shifrat e COVID-19 dhe ka vjedhur në pandemi duke blerë produkte me çmime abusive.
Janë 141 vende në botë që e kanë numrin e rasteve të vdekjes nga COVID-19 për 1milion banorë më të vogël se Kosova.
Janë 135 vende në botë që e kanë numrin e rastve pozitive (sëmundshmërisë) me COVID-19 për 1milion banorë më të vogël se Kosova.
Janë 100 vende në botë që kanë bërë teste për COVID-19 për 1 milion banorë më shumë se Kosova.
Nga fillimi i pandemisë COVID-19, ka pas përpjekje nga Qeveria në ikje që në vazhdimësi të manipulojë me shifra, është përpjekur që të prezantohet se gjoja Kosova qëndron shumë mirë me rezulatet e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë me COVID-19, krahasur me vendet tjera të botës. Të dhënat statistikore parqesin situaten reale dhe demantojnë paraqitjet manipulative të eksponentëve të Qeverisë në ikje.
Ministria e Shëndetësisë është munduar të prezantojë në mënyrë manipulative, krahasimet e rasteve në Kosovë me ato në botë. Prezantimi manipulativ i situatës tek ne, krahasuar me situatën në botë ka pasur për qëllim që Ministria e udhëhequr nga Arben Vitia t’i hapë rrugën vetes për të bërë keqpërdorime, manipulime dhe blerje abusive me tender në kohën e pandemisë.
Kjo ishte ndër të rrallat qeveri që kanë manipuluar me shifra dhe kanë vjedhur në pandemi.
Për të mos lejuar keqinterpretim të shifrave me COVID-19 dhe krahasime manipulative të rasteve në Kosovë me ato në vendet tjera të botës, sa i përket numrit të rasteve pozitive, rasteve të vdekjes dhe numrit të testeve, po ua prezantoj disa të dhëna, të krahasuar me ato të prezantuara në “Ëorldometer”.
Deri me datë 30.05.2020, në Kosovë kanë qenë:
1070 raste pozitive me COVID-19, respektivisht 588 raste për 1milion/banorë. Kosova renditet në vendit e 136 në botë, pra janë 135 vende të botës që e kanë smundshmërinë me COVID-19 për 1milion banorë më të ultë se Kosova.
30 raste të vdekjeve nga COVID-19, respektivisht 16.4 raste te vdekjes për 1milion banorë. Kosova renditet në vendin e 141 në botë. Janë 140 vende të botës që e kanë vdekshmërinë me COVID-19 për 1milion banorë me të ultë se Kosova.
14855 teste për COVID-19, respektivisht 8159 teste për 1milion banorë. Kosova renditet në vendin e 114 në botë. Janë 100 vende të botës që kanë bërë më shumë teste për COVID-19 për 1milion banorë, se sa Kosova.
Të dhënat e IKSHPK-së janë krahasuar me ato që janë të publikuara në “Ëorldometer”.
Kosova situatën me COVID-19 është duke e menaxhuar falë profesionistëve shëndetësorë dhe investimeve dhe përmirësimeve që janë bërë dy viteve të fundit në sistemin tonë shëndetësorë nga ministri Uran Ismajli dhe PDK.
Ministria e Shëndetsisë që është udhëhequr gjatë kohës së pandemisë nga Ministri Vitia, ka manipuluar me shifra dhe prezantim të situatës me COVID-19, ndërsa kanë keqpërdorur buxhetin e Kosovës duke bërë blerje me çmime abusive deri 3500% më shtrenjtë se çmimet e kontratave në SHSKUK.
Qeveria në ikje ka manipuluar me shifrat me COVID-19 dhe ka vjedhur në pandemi me cmime abusive.
P.S.
Po ua prezantoj tabelën me të dhënat e Kosovës të krahasuar me të dhënat e vendeve tjera të botës të prezantuara në “Ëorldometer”, deri me datë 30.05.2020.
Ekspertët vlersojnë se masat mbrojtëse, demografia dhe dendësia e popullësisë janë faktorë që kanë ndikuar në numrin e rasteve pozitive dhe numrin e rasteve të vdekjes.
Prandaj t’i kushtojmë rëndësi masave mbrojtëse derisa virusi të zhduket tërsisht.
Falenderim dhe mirënjohje të gjithë profesionistëve shëndetësorë që po përballën direkt në betjën kundër pandemisë COVID-19.
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...