Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklaratës së ish’ministrit Lumir Abdixhikut se shkarkimi i Agim Veliut ishte një kurth e ber nga Albin Kurti.
Haxhiu thotë se mbështetja për VV-në vetëm sa është rritur nga qytetarët pas qeverisës së Kurtit I, shkruan Arbresh.info.
Ky është postimi i plotë:
Më 14 shkurt, fitorja e madhe e Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Qeveria Kurti II janë të pashmangshme. Hilet e pengesat e mundshme vetëm sa na rrisin. Historia na ka dëshmuar kështu! Mbështetja e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE! është dyfishuar, ndër të tjera, sepse iu vu kleçka Qeverisë Kurti I, dhe atë në momentet më kritike për qytetarët. Kujtimi është shumë i freskët. Qytetatët e kanë ndarë mendjen. Në Llap na e ka dëshmuar. Detyra jonë tash është që ta shpaguajmë këtë besim me punë, nder e besnikëri.
Kjo ishte deklarata e Lumir Abdixhikut për shkarkimin e Agim Veliut:
“Ne kemi diskutuar në një mbledhje lidhur me kompetencat e kryeministrit. Në atë mbledhje kanë qenë të pranishëm Besnik Bislimi, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti dhe unë. Në mbledhjen e shtatë kemi diskutuar për këtë situatë hipotetike. Mirëpo nëse kryeministri e shkarkon një ministër pa na njoftuar… është thënë se nëse vjen puna deri aty, duhet të ndërpritet bashkëpunimi”
“Në shah është një hapje me kurth përmes së cilës hapet mbretëresha për kundërshtarin, që më pas të jepet shah-mat. Hapja e mbretëreshës duket si gabim, por në fakt është kurth. Në rastin tonë, mbretëresha ka qenë qeveria”, ka thënë Abdixhiku.
“Unë besoj që është vënë një kurth i qëllimshëm që të rrënohet qeveria me bindjen që të rrihet popullariteti. Unë kam qenë kundër këtij kurthi, se e kam parë këtë kurth”, ishte dekalrata e Abdixhikut në emisionin “Pressing”./Arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...