Google ADS

Haxhiu: Humbja e jetëve të fëmijëve në Jabllanicë është tragjedi e thellë

11:49 | 2 Shkurt 2025
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo shprehu ngushëllimet e saj për familjarët e viktimave, shkruan Arbresh.info.

“Humbja e jetëve të fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës është një tragjedi e thellë dhe dhimbje e madhe për të gjithë. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e të ndjerëve. Ky është një moment i papërballueshëm dhimbjeje, dhe lutem që ata të gjejnë forcën dhe mbështetjen që u nevojitet për ta përballuar këtë humbje të tmerrshme”, ka shkruar Haxhiu.

 

Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në ora 23:00.

Dy nga viktimat i përkasin moshës 15-vjeçare, kurse një i përket moshës 14-vjeçare.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës në raportit 24 orësh thotë se rrethanat për shembjen e objektit në Jabllanicë të Gjakovës janë të panjohura./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Vdesin tre të rinj në Jabllanicë të Gjakovës, i zuri pllaka e një shtëpie të pabanuar

 

Të ngjashme

Foto lajm