Bekim Haxhiu, deputet i PDK-së, përmes një postimi në FB ka kritikuar LDK-në dhe VV-në, dikur partnerë të koalicionit.
Ai thotë se një vit më parë, kur të njetat parti ishin në opozitë kërkonin zgjedhje para hyrjes në bisedime me Serbinë, duke refuzuar platformën e propozuar nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Haxhiu më tej thotë se Hoti po vazhdon në Washington e Bruksel pa një platformë të dialogut dhe kornizat e tij.
Ky është postimi i plotë:
Deri kur kështu të ndarë e të përqarë?!
Një vit më parë LDK-ja dhe LVV-ja si dy parti opozitare kërkonin zgjedhje para se me hy në bisedime me Serbinë.
Ato refuzuan platformën e dialogut të propozuar nga kryetari i PDK-së z.Kadri Veseli, me pretekstinn se kërkoni zgjedhje për të pasur “legjitimitet”.
Ndërsa tani z.Hoti po vazhdon dialogun herë në Bruksel e herë në Ëashington pa ofruar një platformë të dialogut dhe kornizat e tij.
Hoti nuk ka arritur të krijoi unitet në subjektin e tij politik, as në koalicionin që përfaqëson e lerë më mes subjekteve tjera politike, pozitë dhe opozitë.
Për temat më interes nacional duhet të kemi politika dhe platforma të qarta politike, në veçanti kur ka të bëjë me Serbinë, në mënyrë që përpara çdo sfide dhe dialogu të dalim të fuqishëm dhe unik si shtet.
Historia na ka dëshmuar se uniteti dhe tejkalimi i interesave personale për të mirën e përgjithshme është çelësi i suksesit.
Një vit më parë deklaronin se nuk bëhen pjesë e dialogut sepse sipas tyre Qeveria nuk kishte legjitimitet.
Prandaj, sot me të drejtë e pyesim Avdullah Hotin :
Ku e keni legjitimitetin?
Ku e keni platformën?
Ku i keni kornizat e dialogut?
Ku i keni vijat e kuqe?
Kënd po e përfaqesoni në dialog, me ketë koalicion qeverisës me vetëm 45 deputetë shqiptarë në Kuvendit e Republikës së Kosovës?
P.S.
Ata të cilët një vit më parë e refuzuan platformën e dialogut, pas zgjedhjeve të 6 tetorit përfunduan duke u zgerdhi me Bernabiqin e negociuar me Vuqiqin.
Harruan kërkim faljen e Serbisë për gjenocidin ndaj popullit shqiptar!
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...