Rreth gjendjes së krijuar në komunat veriore, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është referuar kritikave të opozitës, se gjendja nuk është menaxhuar si duhet.
Në Raport të KTV-së, ajo ka thënë se është hipokrizi që ata që kanë ndërmarrë veprime për shkëmbime territoresh, sot flasin për gjëra të tilla.
“Pra një Qeveri që ka qenë gjashtëdhjetë e ca ditë në qeverie, e paska ndarë veriun!”, ka thënë ajo.
Sipas Haxhiut, arsyeja se përse nuk është përmendur futja në karantinë, është shkaku i ndjeshmërisë së situatës atje.
“Ne nuk kemi dashur ta bëjmë në tupan. Pra, vendimin për hyrjen në karantinë, e ka marrë Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë ajo.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...