Haxhiu, Hetemit: Mos u dorëzo

18:58 | 1 Gusht 2023
Diellza Gashi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i bëri thirrje kryetarit të Leposaviqit, Lulëzim Hetemi, që të mos dorëzohet.

Krejt kjo ka ndodhur pas Udhëzimit Administrativ që i hapë rrugë zgjedhjeve të reja në veri.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu i thotë Hetemit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mundohet ta largojë nga komuna përmes këtij udhëzimi.

“Serbët me protesta e dhunë nuk arritën me të largu nga Komuna, ndërsa Albini e Elberti po të largojnë me Udhëzim Administrativ (UA). Radha është ti me kërku llogari për sakrificën që ke bërë tash e sa muaj”, tha Haxhiu./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme