Haxhiu: Haradinaj për të ruajtur karrigen i dha Thaçit kompetenca që nuk i takojnë

15:34 | 27 Qershor 2019
Arbresh.info

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli antikushtetuese Ekipin Negociator për dialog me Serbinë.

E deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu e cila edhe e dërgoi në kushtetuese këtë ligj në një konferencë për medie ka thënë se nga fillimi kanë kundërshtuar që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të marrë përsipër dialogun, shkrua arbresh.info.

“Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të drejtë, qëndrimi jonë për dialogun me Serbinë ka qenë i qartë, ne e kemi kundërshtuar presidentin Thaçi i cili ka marrë përsipër në mënyrë jo kushtetuese çështjen e dialogut me Serbinë dhe në anën tjetër kemi kundërshtuar mënyrën se si ka shkuar ky dialog me Serbinë”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka përsëritur qëndrimin e VV-së për vazhdimin e dialogut teksa ka thënë se Haradinaj për të ruajtur pozitën e kryeministrit i ka thënë Thaçit kompetenca që nuk i takojnë.

“Ne kemi pasur qëndrimin që së pari është dashur të bëhet vlerësimi i 33 marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel dhe të bëhet një listë kërkesash për Serbinë duke filluar nga njohja, dëmshpërblimi dhe kthimi i të pagjeturave por në këto rrethana kur kemi një president i cili në mënyrë jo kushtetuese ka udhëhequr dialogun me Serbinë, një kryeministër që për të ruajtur karrigen e tij dhe për të kënaqur apetitet e Thaçit refuzoi të marrë përsipër kompetencat e tij kushtetuese në raport me dialogun zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe dhënia e përgjegjësisë nga këta njerëz që i kanë shkaktuar kaq shumë dëme vendit”, ka shtuar ajo.

Lexo edhe: Shpend Ahmeti paralajmëron dorëheqjen nga Ekipi Negociator

Ndërsa ka ripërsëritur se vendit duhet të shkoi në zgjedhje.

“Ai delegacion nuk mund të qëndroj tutje, ne presim zgjedhje, ne kemi të bëjmë me një kryeministër që për ta ruajtur karrigen e tij është në gjendjen të bëj gjithçka edhe ta lejoj Thaçin të hyjë në këtë aventurë të rrezikshme”, ka përfunduar Haxhiu./Arbresh.info/

 

Lexo edhe: Ekipi Negociator shpallet në kundërshtim me Kushtetutën

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme