Haxhiu: Haradinaj ka shndërruar kryeministrinë në pronë partiake

17:03 | 20 Shtator 2017
Arbresh.info

Deputetja Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka thënë se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj po i keqpërdor pozitën dhe resurset publike, transmeton portali arbresh.info.

Dje, kryeministri Haradinaj, dha urdhër, që mos të keqpërdoren resurset publike në fushatën zgjedhore. Por, ai i pari nisi keqpërdorimin e pozicionit dhe resurseve publike!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Postimi i plotë:

Dje, kryeministri Haradinaj, dha urdhër, që mos të keqpërdoren resurset publike në fushatën zgjedhore. Por, ai i pari nisi keqpërdorimin e pozicionit dhe resurseve publike!
Fakti që ai pret në vazhdimësi në zyrën e tij, kryesitë e degëve e militantë të partisë së tij tregon se e ka shndërruar kryeministrinë si pronë partiake!
Një qeveri pazaresh nuk mund të përfundojë ndryshe se në qeveri pronarësh partiak dhe grupor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme