Google ADS

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese, pengesë e madhe në reformën e drejtësisë

22:41 | 28 Mars 2024
E.G

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha se nuk do të ketë privilegje për asnjë subjekt në vendin tonë, prandaj tha se është e vendosur për t’i zbatuar reformat e nisura dhe shumë të nevojshme në drejtësi.

Haxhiu në RTK ajo tha se si dikaster po vazhdohet të kundërshtohet nga KGJK dhe KPK, sidomos pasi persona nga këto institucione kërkojnë privilegje subjektive. Ajo tha se ligjet do t’i bëj qeveria, e KGJK dhe KPK duhet t’i zbatojnë ato, jo të na kushtëzojnë.

“Nuk guxojnë ata të na hyjnë në mandatin tim”, tha ajo, ndërsa tha se “askujt nuk do t’i shkoj kungulli mbi ujë”. Ajo tha se reformat do të vazhdojnë, pavarësisht kundërshtimeve dhe goditjeve që i merre.

“Ata nuk janë të interesuar për reforma por për privilegje. Kur i kam dëgjuar për privilegjet e tyre nga KGK e KPK jam habitur”, tha ajo.

Ajo foli edhe për Gjykatën Kushtetuese ku shumica e ligjeve përfundojnë aty, për të cilën tha se Gjykata Kushtuese është në dijeni se reforma në drejtësi është e domosdoshme, por i vonojnë shumë vendimet.

Haxhiu: S’ka privilegje për askënd, `askujt s`i shkon kungulli mbi ujë`

Ajo kishte kundërshtime në gjykatën Kushtetuese, e cila, sipas saj, është pengesë në reformat e drejtësisë. “Në të gjitha rastet e opozitës, aktgjykimet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës zgjasim më shumë se një vit. Edhe ata e shkelin ligjin”, tha ajo.

“Mund ta kuptoj nëse zgjatë 3 muaj shqyrtimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, por nuk e kuptoj pse ky Ligj merr më shumë se një vit kohë; Vetingu më shumë se 10 muaj; Këshillin Prokurorial më shumë se 10 muaj. Madje këtë ligj e kanë mbajtur 10 muaj dhe e kanë shpallur të pavlefshëm”, tha ajo, duke akuzuar Gjykatën Kushtetuese si shkelëse e ligjit dhe si pengës, sipas Haxhiut, e madhe në reformën e drejtësisë.

Ajo ka zgjedhur të kontestoj ligjet që kanë rëndësi të madhe për qytetarët, e t’i mbajnë disa njerëz aty, duke iu krijuar komoditet. Edhe të Ligji për Konfiskim të Pasurisë, sipas Haxhiut, është kontestuar për qëllime të caktuara.

Aty u përmend edhe largimi nga një punëtori treditore nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë. Haxhiu kundërshtoi akuzuat e tyre, se ata janë larguar pas gjuhës kërcënuese të ministres.

Po ashtu Haxhiu tha se në Ligjin për KPK-në është kërkuar që gjyqtarët të dalin në pension në moshën 67 vjeçare, ndërsa në Supreme, të pensionohen në moshën 70 vjeçe, po ashtu të kenë sigurime shëndetësore, imunitet nga arrestimet, etj.

“Këto privilegje kurrë nuk do t’i shtyjë përpara. S ka privilegje për askënd”, tha Haxhiu duke iu bërë thirrje KPK-së dhe KGJK-së për bashkëpunim në reformimin e drejtësisë.

Reforma sipas saj, ka nis në KPK në vitin 2021, me idenë që KPK të reduktohet nga 13 anëtarë në 7, duke dëshiruar të ndalojmë korporatizimin dhe të bëjmë balancë në këtë sistem. E pasi kjo është kundërshtuar, ajo tha se është kërkuar të shtohet numri i anëtarëve në 19, por edhe kjo sipas saj, është kundërshtuar nga Komisioni i Venedikut. E tani, sipas tij, reforma duhet të vazhdojë me rekomandimet e Venecias.

Të ngjashme