Haxhiu: Gjykata Kushtetuese nuk është institucion që mbron Kushtetutën, ajo arsyeton Thaçin

23:58 | 8 Qershor 2020
L G

Anëtarja e VV’së, Albulena Haxhiu, ka thënë në emisionin “DPT” se ambasadorët e kthyer nga ish-ministri i jashtëm, Glauk Konjufca, duhet të respektojnë vendimin. Tutje, ajo ka thënë se nëse presidenti Hashim Thaçi nuk respekton vendimin atëherë nuk ia vlen të dërgohet lënda në Gjykatën Kushtetuese, pasi që sipas saj, ai institucion tani më është i kapur.

‘’Konjufca me të drejtë ka kërkuar kthimin e ambasadorëve’’, thotë ajo.

Gjykata Kushtetuese nuk është institucioni që mbron Kushtetutën e Kosovës. Ajo është shndërruar në institucion që mbron dekretet presidentit Thaçi. Ata nuk e bënë punën e tyre. Ata e morën dekretin dhe vepruan në atë mënyrë që të krijojnë një arsyetim që të mbrojnë Thaçin”, shton ajo.

‘’Mund të kenë pasur presione, por puna e tyre është dashur të bëhet me përgjegjësi’’

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme