Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë edhe të gjeturat që dalin nga raporti i Freedom House dhe në fjalën e saj në Kuvend, ajo bëri thirrje që të hetohen të gjitha rastet, përfshirë edhe atë të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin u raportua se u përfshi në një skandal financiar në Slloveni.
Por, për këtë të fundit ajo tha se mund të hetohet edhe nga Komisioni Hetimor që do të themelohet kryesisht për rrymën.
“Edhe Prokuroria Speciale, edhe Agjencia Kundër Korrupsionit e kanë të drejtën e plotë për të hetuar secilin pretendim. Kuvendi do të themelojë Komisionin Hetimor dhe çështja e tij mund të jetë pjesë e hetimit nga Kuvendi. Do të zbulohet dhe zbardhet secila çështje. S’po paragjykoj, do të adresohet dhe zbardhet secila çështje, qoftë në Komisionin Hetimor, qoftë nga Agjencia Kundër Korrupsion apo Prokuroria. Mos bini në grackë të askujt!”.
Haxhiu tha se për të është më i rëndësishëm raporti i nxjerrë nga Freedom House sesa raportimet e mediumit slloven. Këtu ajo iu referua, një pjesë të raportit që thotë se ish-presidenti Thaçi dhe ish-kryeministri Haradinaj për të cilat u tha se janë figura të lidhura me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
“Duhet të zbardhen edhe të gjeturat në raportin e Freedom House. I ftoj pa dallim institucionet e drejtësisë që të bëjnë hetim për secilin rast. Në këtë qeveri s’do të amnistohet askush. Askush në mazhorancë, askush në kabinetet tona, të gjithë do të jenë të barabartë para ligjit. Ky është qëndrimi i Qeverisë dhe i mbetet institucioneve të drejtësisë të merren me këtë çështje”, tha Haxhiu./arbresh.info/
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...
Hamza takon Ramën në Tiranë: Qëndrojmë të bashkuar, siç kemi...