Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se me qëllim të koordinimit të aktiviteteve kundër dhunës në familje, sot ka zhvilluar një takim konsultativ me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.
Haxhiu ka thënë se në këtë takim ka theksuar që në përputhje me mandatin, fushata globale kundër dhunës në familje, të udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë.
“Me qëllim të koordinimit të aktiviteteve kundër dhunës në familje, sot, zhvilluam një takim konsultativ me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile.
Në këtë takim, theksuam rëndësinë që në përputhje me mandatin, fushata globale kundër dhunës në familje, të udhëhiqet nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim të ngushtë me akterët tjerë dhe organizatat e shoqërisë civile”, ka shkruar ajo.
Haxhiu po ashtu ka paralajmëruar se takime të tilla do të ketë edhe në ditët në vijim.
“Takime të tilla do të ketë edhe ditët në vijim si me institucionet, organizatat por edhe partnerët që mbështesin aktivitetet me qëllim të ndërgjegjësimit qytetarë ndaj këtij fenomeni”, tha ndër të tjera Haxhiu./arbresh.info/
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...